Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka ndërruar jetë.
Sipas raportimeve të mediave, babai i Thaçit ka ndërruar jetë në QKUK në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të diele.
Endri Thaçi, djali i Hashim Thaçit ka shkruar në rrjetet sociale se “Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin”.

Haxhi Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tre ditë më parë ai u vizitua nga Hashim Thaçi i cili mori leje nga Gjykata Speciale e Hagës dhe i shoqëruar nga sigurimi mbërriti në Prishtinë ku takoi për herë të fundit babanë e tij.
Babai i Thaçit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore duke u trajtuar në klinikën interne të Prishtinës prej disa ditësh.
(BalkanWeb)