Çlirim Bidollari ,ish punonjësi i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë është ndarë nga jeta me datë 22 shtator pasi vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Çlirimi Bidollari lindi në vitin 1946 në një familje me vlera e tradita nga rrethinat e Korçës. Prirjet e tij për gjuhët dhe në veçanti për gjuhën shqipe si dhe dashuria për arsimin e çuan në shkollimin profesional të mesëm pedagogjik në Normalen e njohur të Elbasanit e më pas në fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës ku mbaroi studimet për gjuhë e letërsi shqipe dhe ruse.

Në Institutin e Gjuhësisë ai filloi punë në vitin 1988 si punonjës shkencor në departamentin e Historisë së gjuhës e të Onomastikës, degë studimi që u synua të përforcohet me ardhjen e tij në institut. Në fushën e Onomastikës Çlirimi punoi një kohë të gjatë, deri sa doli në pension, duke arritur rezultate të prekshme në këtë fushë pak të lëvruar të gjuhësisë. Ai përfundoi dhe botoi një fjalor patronimik të shqipes, si dhe disa studime monografike për antroponiminë e toponiminë shqiptare të botuara në revistën Studime Filologjike.

Ai botoi një numër artikujsh e studimesh jo vetëm në revistat brenda vendit Studime Filologjike, Gjuha Jonë, Studia Albanica etj., por edhe në revista me emër të institucioneve shkencore të Europës, si Revista Italiane e Onomastikës, revista e Institutit Oriental të Napolit, revista Onoma në Belgjikë, revista e Studimeve gjuhësore e ballkanike në San Peterburg etj. Ai mbajti dhe një numër kumtesash në kongrese e konferenca të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si në Gjermani, Spanjë, Itali, Greqi.

Clirim
Clirim

Çlirimi Bidollari ishte anëtar i disa redaksive shkencore të revistave të Institutit dhe të revistave onomastike të disa instituteve jashtë vendit, anëtar i këshillit shkencor të institutit të gjuhësisë e disa kohë sekretar shkencor i tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: