Është ndarë nga jeta në shtëpinë e saj në Verbania në moshën 117 vjeç e 137 ditë Emma Morano.

Ajo ishte njeriu më i vjetër në botë dhe e pesta në klasifikimin e të gjitha kohërave. Emma prej vitesh nuk dilte nga shtëpia e saj në Pallanza, ku merrte vizita nga të afërmit dhe gazetarët e shumtë, të cilët e pyesnin shpesh herë për sekretin e jetëgjatësisë së saj e përbërë nga tre vezë, pak mish dhe statusi i saj singel.

Ajo ishte gruaja e fundit që erdhi në botë në vitet 1899, pikërisht në 29 nëntor, në Civiasco në provincën e Vercelli. Morano kishte kaluar dy luftëra botërore, kishte përjetuar boom-in ekonomik, deri në ditët tona. Në shtëpi zonjës i bënin shoqëri dy kujdestare, të cilat kujdeseshin për të.

Emma ishte në pension që prej viteve 50-të dhe ishte një ndër femrat e para që ishte ndarë nga bashkëshorti në 1937.
Dashuria e saj e vërtetë u nis në luftë dhe su kthye më kurrë. Ndërsa burri me të cilin ajo u martua e trajtonte keq dhe pas vdekjes së fëmijës së tyre ata u ndanë.
Por ajo vendosi të mos martohej më kurrë. Një jetë e gjatë e mbushur me gëzime dhe hidhërime ajo e Emmës, e cila kishte humbur fëmijën e saj të vetëm dhe tre vëllezërit dhe katër motrat, prej të cilëve ajo ishte më e madhja.
Gruaja kishte kaluar pothuajse tre shekuj. E lindur në 1899, kur papë ishte Leone XII dhe në Itali kishte mbret dhe ku kampionati i futbollit sapo ishte krijuar.

Ajo ka parë njëmblëdhjetë Papë dhe mbi të gjitha ka qenë dëshmitare e një botë pa radio, pa telefon dhe pa internet, duke e pasur të vështirë edhe tani ta imagjinonte. Pasi punoi në fabrikë dhe si kuzhiniere ajo doli në pension. Nuk shihte televizor, nuk arrinte të lexonte por njihte lutjet në latinisht.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb