TIRANË

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Fredi Agastra, zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit.

Policia, përmes një deklarate zyrtare bën me dije se sot janë mbajtur homazhe në nder të Agastrës, i cili punoi për 37 vite në polici, me ndershmëri dhe përkushtim.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Homazhe për nder të drejtuesit të lartë të Policisë, Fredi Agastra, i cili për 37 vite shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit me përkushtim, ndershmëri e sakrificë.

Ai u nda nga jeta para kohe, pas një arresti kardiak, në moshën 58 – vjeçare. Drejtues i Parë Fredi Agastra ishte simbol i urtësisë, mençurisë dhe profesionalizmit. I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku, shoku e kolegu ynë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb