‘Zoti e bekofte George Martin, paqe dhe dashuri për familjen e tij. George do na mungojë të gjithëve’.

Kështu Ringo Starr ish bateristi i Beatles, i jep lamtumirën producentit historik të grupit George Martin, i cili u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare.

Martin njohur edhe si ‘i pesti Bealtles’, për rëndësinë që ka pasur në sukseset e katërshes nga Liverpuli, ka prodhuar pjesën më të madhe të hiteve të grupit.

Menjëherë më pas Poul McCartney ka postuar një foto të të dyve së bashku kur ishin të rinj me mesazhin ‘bota ka humbur një njeri vërtetë të madh’, ndërsa djali Giles:’Me mua e nisi si baba dhe e mbylli si miku më i mirë. Love is all you need’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb