TIRANE- Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Teksa shpreh dhimbje për këtë humbje, Luan Rama thotë se “të gjithë ne; humbëm shokun, mikun, profesorin tonë të pazëvendësueshëm, njeriun qytetar e përherë të angazhuar në sfidat e mëdha të kohëve të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe kombi ynë”.

“Eshtë ndarë nga jeta Profesor Luan Hajdaraga!
Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhembjen, veç, ndjej që rëndesa e saj është bërë aq e madhe, sa ishte mirësia e dashuria e fisme dhe e paqtë që ai njeri fali gjithë jetën e vet!
Familja humbi njeriun e vet më të dashur, e të gjithë ne; shokun, mikun, profesorin tonë të pazëvendësueshëm, njeriun qytetar e përherë të angazhuar në sfidat e mëdha të kohëve të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe kombi ynë!
U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti shok, mik, vëlla!”, shkruan deputeti i LSI, Luan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb