Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi. Ai u shua në moshën 84-vjeçare për shkak të një sëmundje. Shuqyri Alushi ishte një prej këngëtarëve më të mirë shkodran, me një karrierë shumë të pasur në muzikën popullore. Me interpretimin e tij ai u bë një nga këngëtarët më të dashur të publikut për shumë dekada me radhë në rang kombëtar.

Shyqyri Alushi mbetet një prej artistëve me një numër shume të madh këngësh të interpretuara nga ana e tij. Kohët e fundit u la në harrese nga të gjitha pushtetet duke mos i dhënë asnjë lloj mbështetjeje apo kujdes për kontributin e tij në muzikën dhe artin e kulturën shqiptare.

Ditët u fundit u shtrua në spitalin rajonal të Shkodrës pas një sëmundje që e kishte prej kohësh. Por bilbili i muzikës shkodrane nuk mundi ta përballojë betejën që e lodhi aq shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb