TIRANE
Ndahet nga jeta ish ambasadori i BE në Shqipëri, Helmut Lohan. Lajmi i vdekjes së tij bëhet me dije në Twitter, nga delegacioni i BE-së në Shqipëri.
“Delegacioni i BE-së është thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Helmut Lohan. Ne kemi humbur një koleg, mik dhe një avokat të përkushtuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Mendimet tona dhe keqardhje e thellë për familjen e tij”, shkruhet në postim.
Lohan ka qenë ambasador i BE në Shqipëri gjatë viteve 2006-2010.
(BalkanWeb)