BRUKSEL – Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare ish-kryeministri belg Leo Tindemans, i cili ishte kryeministër nga viti 1974 deri në vitin 1979 dhe presidenti i Partisë Popullore Evropiane përgjatë një dekade.

Lindur më 16 prill 1922 në provincën Anvers (veri), Leo Tindemans ka qenë anëtar i partisë kristian demokrate flamande CD&V dhe disa herë ministër dhe deputet.

Menjëherë pas marrjes së postit të kryeministrit belg, ky federalist i bindur, u ngarkua në vitin 1974, gjatë samitit evropian në Paris, për të hartuar një koncept të përgjithshëm për ndërtimin evropian. Raporti i tij, publikuar në dhjetor të vitit 1975, kërkonte riforcimin e institucioneve evropiane, veçanërisht të Komisionit dhe Parlamentit dhe vendosjen e një bashkimi ekonomik dhe monetar.

Leo Tindemans fitoi në vitin 1976 çmimin ”Charlemagne”, që i jepet personaliteteve të angazhuar për integrimin evropian.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: