Një nga matematicienët më të shquar në botë, Sir Michael Atiyah, ka vdekur në moshën 89 vjeçare.

Sir Michael, i cili ka punuar në Universitetin e Kembrixhit para se të dilte në pension, dha kontribut të jashtëzakonshëm në gjeometri dhe topologjinë.

Ai është nderuar me çmimin më të lartë në matematikë, Fields Medal. Sir Michael vdiq të premten.

Vëllai i tij Joe i tha BBC News, se ai ishte një nga matematicienët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

Sir Michael ishte gjithashtu ish-president i Royal Society, një nga nderimet më të larta që një shkencëtar britanik mund të marrë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: