Reperi shqiptar Gëzim Hajdini, i njohur për publikun si B-52, pjesë e labelit të njohur TBA është ndarë nga jeta në moshë të re.

Ai vdiq sot si pasojë e një ataku kardiak në shtëpinë e tij në Shtetet e Bashkuara ndërsa njoftimi ka ardhur nga anëtarët e tjerë të labelit, të cilët kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.

“R.I.P B52. Shpirti në paqe nga TBA Staf. Këngët e tua kanë me mbet kujtim!”, shkruhet në njoftimin e faqes së labelit TBA, The Bloody Alboz në Facebook.

VDES-RREPERII

Gëzim Hajdini apo siç njihej me epitetin B-52 ka qenë pjesë e dy grupeve: TBA (The Blody Alboz) dhe Alboholics. Lindi në Prishtinë dhe me pas emigroi në New York, përkatësisht në Bronx.
Disa nga këngët e njohura të tij ishin “Destinacion” “Nertok”, “Ajo po m’kqyr mu” etj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb