BERLIN – Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle. Ish-shefi i diplomacisë gjermane vuante nga leuçemia.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Alexander Vogel, kryetar i Fondacionit Westerwelle, i cili deklaroi se ish-ministri ishte ndarë nga jeta ditën e sotme, pa dhënë detaje të tjera.

Ish-ministri Guido Westerwelle ka qenë ministër i jashtëm nga viti 2009, deri në vitin 2013. Si ministër i Jashtem i Gjermanisë ai kundërshtoi fort nderhyrjen ushtarake të NATO-s në Libi, në vitin 2011.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: