Eshtë ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare Inge Feltrinelli, një nga figurat më me ndikim në botën e botimeve.

Shtëpia botuese ”Feltrinelli” u themelua në vitin 1955 nga bashkëshorti i saj Giangiacomo Feltrinelli.

Inge Feltrinelli lindi në gjermani dhe u bë shefe e kompanisë ”Feltrinelli” duke u cilësuar si “mbretëresha e botimeve”.

Në Itali, ”Feltrinelli” është e njohur si një shtëpi botuese e autorëve të njohur si Gabriel Garcia Marquez, Doris Lessing dhe Gunter Grass, i cili ishte një nga miqtë e saj të ngushtë.

Kompania gjithashtu u bë e famshme si botuesja e parë e Boris Pasternakut, me romanin “Doktor Zhivago”, në vitin 1957.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb