Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare Lekë Zherka, gazetar dhe menaxher në shumë media lokale të Kosovës.


Lekë Zherka si gazetar kishte filluar të punojë në vitin 1985 në Radio Televizionin e Prishtinës. Pas vitit 1999, Zherka ishte drejtor i Radio Kosovës (transmetuesit publik), pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin privat Koha Vision, ndërkaq karrierën profesionale e ka vazhduar në mediumin privat Radio Televizioni 21.


Lekë Zherka ka punuar si menaxher edhe në kompani të telekomunikacionit dhe në organizata ndërkombëtare humanitare që kanë vepruar në Kosovë. Zherka, do të varroset në Prishtinë, të dielen në ora 13.00


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook, ka shprehur ngushëllime për humbjen e Zherkës.
“Më pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, Lekë Zherka. Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, shkruan Thaçi.