Ndahet nga jeta në moshën 94 vjeçare Stanley Donen, një nga mbretërit e muzikal. Donen u bë i famshëm me kryeveprën e njohur ‘Singing in the Rain” . Lajmin e bën të ditur Chicago Tribune që citon një nga fëmijët e tij.

Me Donen gjithashtu ikën edhe një nga drejtuesit e fundit artistik të kohës së artë të Hollywood-it. Në 1998 ai mori Oscarin e karrierës.
Stanley Donen është emri pas kryeveprave më popullore dhe të pavdekshme, nga ‘Bari i fqinjit është gjithmonë më i gjelbër’, një vepër e vitit 1960, ‘Princi i vogël’ në 1974 dhe shumë vepra të tjera.

Ai nuk ka punuar më që prej mesit të viteve 80’, sepse Hollywood ka qenë gjithmonë i pamëshirshëm me ata që nuk kishin më sukses (‘Atë ditë në Rio’, në 1985, ishte një film që nuk i dha shumë sukses, pavarësisht artistëve Michael Caine dhe Demi Moore, që interpretuan në të. I lindur në distriktin e Columbia në 13 prill 1924, që i ri ai e kishte kërcimin në gjak dhe u regjistrua në kurset e kërcimit për të debutuar më pas në Brodway në moshën 17 vjeçare. Në jetën e çdo njeriu ekziston dikush i aftë ta marrë në krahët e tij dhe ta çojë drejt suksesit. Për Donen bëhet fjalë për producentin Arthur Freed, muzikanti legjendar dhe producent. Të dy do të mbeten miq të përjetshëm dhe tre vite më vonë do të firmosin për të pavdekshmen ‘Duke kënduar nën shi’.

Pas triumfit Oscar në 1998 ai u tërhoq përfundimisht dhe ishte festivali i Venecias që i bëri nderimin e fundit në 2004 me Luanin E Artë në karrierë.

Muzikal do të jetë ndryshe pa të dhe ngjyrat e ëndrrës amerikane do të jenë gjithmonë më të lidhura edhe me stilin e tij, që dinte të ngjyroste jetën e ëndërruar dhe të bënte të kërcenin yjet duke i veshur si njerëz të zakonshëm, duke dhuruar të njëjtat emocione dhe ëndrra që çdo ditë premtonin të ndryshonin jetët tonë.

Sentimentalisht Stanley Donen ka pasur një jetë vërtetë intensive, me pese gra dhe tre fëmijë, flirte të shumta me artistet e tij, mes të cilave Liz Taylor. Atij i pëlqente të thoshte: ‘Për mua të drejtoj një film është si të bësh seks, kur arrin mirë është vërtetë shkelqyeshëm, por kur nuk funksionon shumë megjithatë mbetet e mirë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb