Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj duket se i kanë dhënë fund historisë së dashurisë, që ishte thelluar me prezantimet e çiftit me familjet e njëri-tjetrit. Çifti është kapur mat vetëm nga foto paparacësh, pasi asnjëri prej të dyve s’e ka pranuar lidhjen e tyre publikisht.

Prej gati 2 vjetësh, Krenari dhe Luana kanë qenë bashkë, duke shijuar një histori të bukur dashurie me udhëtime të shtrenjta, por edhe me marrjen pjesë në festat familjare të njëri-tjetrit. Lidhja e tyre në distancë kaloi disa sprova largësie, që detyronte Luanën të udhëtonte drejt Prishtinës dhe Krenarin të vinte shpesh në Tiranë për të takuar të dashurën e tij.

Por duket, se diçka ka ndodhur mes tyre dhe çifti i ka dhënë fund marrëdhënies. Sipas Diellonline.al, Luana dhe Krenari kanë kaluar këto ditët e fundit një krisje në marrëdhënien e tyre, që mund të çojë edhe në një ndarje përfundimtare. Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën.

Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Por siç më- sohet nga burime pranë çiftit, prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe menaxheri i VIP-ave dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre. Kështu, pasi ka mbyllur një sezon të ngjeshur me emisionin e saj “Shiko kush luan”, Luana i është bashkuar motrës dhe kunatit, reperit Getoar Selimi, në pushimet e tyre luksoze.

Ashtu si ata vetë e kanë bërë të ditur, Marina, Getoari dhe Luana janë duke kaluar pushimet e tyre dimërore në destinacionin luksoz St.Moritz në Zvicër. Nga ana tjetër, Krenari ndodhet në Kosovë, ku edhe po përballet për të disatën herë me drejtësinë, pasi Krenar Çoçaj është akuzuar për një rrahje në një pub në vitin 2015. Mbetet për t’u parë, nëse kjo është një ndarje përfundimtare e tyre, apo do të mund t’i shohim përsëri bashkë dhe pse jo në altar së bashku.

GETOAR SELIMI, KUMBARI I LIDHJES LUANA-KRENAR PARA DY VITESH

Krenar Çoçaj, Agon Amiga dhe Kastriot Rexha (Majk) janë tre miqtë më të afërt të reperit më të njohur nga Kosova, Getoar Selimit. Ka qenë pikërisht Geti, “kumbari” i lidhjes Luana-Krenar, apo më mirë të themi personi që i ka njohur me njëritjetrin dy të dashuruarit.

Takimet në studion e reperit të “Babastars”, apo daljet për t’u argëtuar bashkë, kanë shërbyer për njohjen e tyre, që u përpoqën ta mbanin të fshehtë. Getoari e ka vërtetuar që e ka Krenarin shokun më të ngushtë, pasi mbajti krahun e tij gjatë përplasjes fizike me Ledri Vulën. Si një dëshmitar i konfrontimit të tyre për Dafina Zeqirin (e cila kishte qenë e dashura e Krenarit, por më pas u lidh me Ledrin), Getoari prishi miqësinë me Ledrin, pasi nuk e mbështeti në këtë konflikt. Vitet e fundit ai shihej shumë pranë Krenarit, miqë- si që u forcua pas lidhjes me kunatën e reperit.

KRENAR ÇOÇAJ, KUSH ËSHTË DJALI I PASUR I KOSOVËS, QË PREFERON VAJZAT VIP

Prezantuesja e “Top Channel”, Luana Vjollca, u përfol në fillim të vitit 2016- të për një lidhje me biznesmenin e pasur nga Kosova, Krenar Çocaj, ish-të dashurin e Dafina Zeqirit. Pushimet e Luana Vjollcës në Santorini, ishin ato që vunë në lëvizje mediat për të mësuar se kush e shoqëronte atje, pasi u tha se bëhej fjalë për Krenar Çoçaj. Me anë të një postimi në “Instagram”, Luana theksoi datën 10 Korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit. Sipas miqve të tij nga Kosova, Krenari, i cili ka lindur në 10 Korrik të vitit 1988, kishte menduar që ta festonte 28-vjetorin çift, në intimitet vetëm për vetëm me Luanën.

Që atëherë dhe deri tani që po përfliten për ndarjen, ata nuk postuan ndonjëherë foto çift nga pushimet e tyre të shpeshta. Më pas, shihej të udhëtonte shpesh drejt Prishtinës bashkë me motrën Marina Vjollca, ku kalonin fundjavat me partnerët e tyre.

Po kush është Krenari, ky djalë i pasur që udhëton shumë, nget makina të shtrenjta, vishet markë dhe preferon vajzat VIP? Ai menaxhon bizneset e familjes, që janë një rrjet furrash buke e të tjera biznese. Po ashtu, njihet si djali i pasionuar pas vajzave të njohura, pasi përveç Dafina Zeqirit, ai pati një histori me modelen seksi, Laureta Maqedonci.

Në Prishtinë komentohet si djalë i pasur, edhe pse është vetëm 30 vjeç. Udhëtimet luksoze në destinacionet më luksoze deri në Australinë e largët, makinat e shtrenjta dhe veshjet markë janë të gjitha pjesë e stilit të jetës së Krenarit.

Burimi: Panorama Plus – http://www.panorama.com.al/panoramaplus/dy-vite-si-te-fejuar-problemet-qe-i-cuan-ne-ndarje-luana-vjollcen-dhe-menaxherin-krenar-cocaj55/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: