C.Ronaldo nuk dëshiron kurrsesi të mungojnë në sfidën e parë kundër Ajax në Champions League, në program për tu zhvilluar më 10 prill, për këtë arsye ka fluturuar drejtë Barcelonës. Përveç impenjimeve me sponsorët, CR7 ka zhvilluar edhe një vizitë në klinikën Corachan, një klinikë e specializuar për problemet me muskujt dhe që aplikon një metodë të veçante e cila shkurton kohën e rikuperimit me 30-35%.

Clinica Corachan Barcelona
Clinica Corachan Barcelona

Corachan është një klinikë e cila vizitohet shumë nga futbollistët e Barcelonës ndërsa periudhën e fundit e kanë vizituar edhe disa lojtarë të Romës. Pasi u rikthye në Torino, Ronaldo nuk ka zhvilluar më asnjë test mjekësor, thjeshtë është marrë nën kontroll nga fizioterapistët. Ekzaminime të tjera janë parashikuar në javën e ardhshme për të parë situatën me kofshën e djathtë.

Corriere
Corriere

Sipas “Corriere dello Sport”, nuk përjashtohet mundësia që Ronaldo të zhvillojë një tjetër vizitë blic në Barcelonë. E sigurt është që CR7 nuk do të jetë në fushë për tre sfidat në Serie A kundër Empolit, Cagliari dhe Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: