Roma e Claudio Ranierit ka ritmin e një skuadre për titull. Që kur “timonieri” vendosi të merrte drejtimin e klubit kryeqytetas, gjërat kanë shkuar vetëm për mire për verdhekuqtë, të cilët tani pse jo mund të kërkojnë edhe një vend në zonën Champions, gjë e cila vetëm pak javë më parë as që mund të imagjinohej.
Megjithatë këtë fundjavë Roma do të ketë një sfidë tepër të vështirë, teksa në Olimpico vjen Juventusi i Igor Tudor. Ranieri theksoi se e vlerëson maksimalisht “Zonjën e Vjetër”, por skuadra e tij duhet të mendoj vetëm për të marrë një tjetër rezultat pozitiv:
“Jemi mirë, Celik dhe Rensch kanë rikuperuar e po stërviten me ne.Mbrojtja? Është meritë e gjithë skuadrës për mënyrën se si e zhvillojmë fazën defensive. Ndaj Juventusit do të jetë një sfidë e vështirë, pasi do të luajmë ndaj një skuadre të madhe. Trajneri? Nuk flas tani për këtë temë.