Gjeorgjia po kalon ndoshta momentin më të mire në historinë e saj. Pjesëmarrja për here të parë në Evropian, kalimi i grupit e vazhdimësia që kjo kombëtare po tregon, janë prova më e mirë e rritjes dhe transformimit që kjo skuadër ka bërë kohët e fundit. 2 ndeshje 6 pikë të plota dhe kryesim i grupit në Ligën e Kombeve. Padyshim meritë kryesore në këtë aspekt ka edhe tekniku i saj Willy Sagnol.

“Mendoj se biseda që zhvilluam me lojtarët në pushimin e ndeshjes ishte vendimtare. Në pjesën e parë shumë gjëra nuk ishin mirë, por zhvilluam një bisedë të mirë me lojtarët. Ne u munduam që të korrigjonim gabimet tona dhe luajtëm në mënyrë më agresive në pjesën e dytë, e merituam fitoren.

Kvaratskhelia dëshironte të qëndronte në fushë sa më shumë të ishte e mundur. Kjo tregon atmosferën që ka në skuadër. Tani na ndajnë 4 javë nga ndeshjet e tetorit dhe dëshiroj të ritakohemi pa dëmtime. Dëshira ime e vetme është që të kemi të njëjtën sjellje dhe atmosferë në ekip, vetëm në këtë mënyrë mund të jemi në gjendje të jemi përsëri të suksesshëm.

Lojtarët gjeorgjianë kanë mësuar shumë në Europian, ndeshja e sotme ishte shumë më e vështirë se sa ajo ndaj Çekisë., tha Sagnol pas ndeshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: