Lamine Yamal, ka pushtuar mediat ndërkombëtare këto ditë, falë klasit dhe talentit të jashtëzkonshëm që ai ka shfaqur.
Edhe ish futbollistët e “La Roja-s” nuk e kanë lënë pa e komentuar “shpërthimin” e lojtarit të Barcelonës. Një ndër to është edhe ish bomberi i Spanjës, David Villa. Golashënuesi më i mirë i kombëtares spanjolle, foli me superlativa për Yamal.
Me përvojën e të qenit një nga legjendat e mëdha të skuadrës spanjolle që shënoi një epokë, duke fituar një Botëror dhe dy Kampionate Europiane, Vija “el guaje” u ka dhënë një këshillë të gjithëve në Spanjë.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares spanjolle (59 gola) kërkoi që fokusi të mos ishte te Jamal, duke shtuar se mediat dhe të gjithë duhet ta lënë të gëzojë fëmijën 16-vjeçar, ashtu siç bën gjatë ndeshjeve.
“Le të përpiqemi të kënaqemi, duke e parë dhe të mos i bëjmë shumë presion, sepse ai është ende shumë i ri”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb