Në Angli kanë pak dyshime se ai ishte më i miri në histori, ndërsa për botën e futbollit sigurisht që merr një vend nderi. Ai është Gordon Banks, portieri i kombëtares së Anglisë, i cili është ndarë nga jeta këtë të martë në moshën 81 vjeçare. Me një karrierë të gjatë, megjithëse në skuadra të vogla si Leicester, Stoke City, Chesterfield dhe Cleveland në SHBA, Bank luajti 73 ndeshje me kombëtaren e “Tre Luanëve” dhe fitoi me atë Kupën e Botës në vitin 1966. Por ai do të mbahet mend gjatë për atë që cilësohet si pritja e shekullit.

A22b07f7 C7c2 460a 89be A768adf55dd1 Large
A22b07f7 C7c2 460a 89be A768adf55dd1 Large

Ishte Botërori i vitit 1970 në Meksikë, ndërsa përfaqësuesja angleze luante kundër Brazilit më të fortë në histori, të udhëhequr nga Pele. Anglia u mund 1-0 me golin e Jairzinho. Por, më parë Banks bëri një pritje të pamundur pikërisht përballë Pele. “Nuk mund ta besoja. Në atë moment e urreja Banks më shumë se çdo gjë tjetër. Por kur inati u shua, u detyrova ta uroj me gjithë shpirt. Ishte pritja më e bukur që kisha parë në karrierë”, do ta përshkruante disa vite më pas vetë legjenda e futbollit botëror.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: