TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas debatit të hapur për filmat e prodhuar para viteve ’90 që flasin për realizmin socialist. Ndërsa një palë, ish-të përndjekur dhe demokratë janë rreshtuar në tezën pro ndalimit të këtyre filmave, një pjesë tjetër më e madhe e shikon si absurde këtë kërkesë. Por me sa duket edhe akademiku Fuga është pro transmetimit të tyre.

Në një status në “Facebook”, Fuga e krahason këtë kërkesë me shprehjen e famshme popullore “Kur s’ke ç’i bën gomarit, i bie samarit”.

Ai sjell një shembull nga e kaluara e tij, me studentët në Paris.

“Nostalgjia e së kaluarës është si psikika njerëzore individuale. Njeriu i lumtur sot qesh me të kaluarën, kurse njeriu i trishtuar gjen qetësi duke qarë mbi varre! Kultura e sotme prodhon shkatërrim dhe është një propagandë idiote! Kjo i bën njerëzit të shohin filmat e kaluar dhe ushqen nostalgji ndonjëherë.
Mos t’i biem samarit se nuk kemi çfarë t’i bëjmë gomarit!
Në një universitet në Paris para disa vjetësh programi kulturor për mijëra studentë ishin filmat sovjetikë. Askush nuk çante kokë për të kaluarën si rikthim, por i ndiqnin si shkon njeriu në një amfiteatër gladiatorësh për ta vizituar jo me dëshirën për ta ngrënë luanët e dikurshëm, por për ta ndjerë të kaluarën pa dashur të njehsohet me të!”, shkruan Fuga, duke botuar edhe një shënim si foto.

shenimi i fuges

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: