Ukraina i është drejtuar me nota proteste Polonisë dhe Bashkimit Evropian për ndalimin e importit të grurit, duke e quajtur si ‘të papranueshme’.
“Kufizime të tilla, pavarësisht nga arsyet, nuk përputhen me Marrëveshjen e Asociimit BE-Ukrainë dhe me parimet dhe normat e Tregut të Vetëm të BE-së. Ekzistojnë të gjitha bazat ligjore për rifillimin e menjëhershëm të eksporteve të mallrave bujqësore të Ukrainës në Poloni, Rumani, Hungari, Sllovaki dhe Bullgari, si dhe për vazhdimin e eksporteve të papenguara drejt vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe, në përgjithësi, tranzitin e papenguar të të gjitha produktet ukrainase drejt vendeve të tjera brenda dhe jashtë BE-së”, tha ministria e Jashtme e Ukarinës.
Deklarata vjen pasi disa vende evropiane, duke përfshirë Poloninë dhe Hungarinë, ndaluan importet e grurit dhe produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina pas një rritjeje të mallrave të lira. Komisioni Evropian e dënoi masën, duke thënë se nuk i takon anëtarëve individualë të vendosin politikën tregtare.
(BalkanWeb)