DURRES- Pas publikimit të lajmit mbi ndalimin e ish-deputetit Eduart Ndocaj, vjen reagimi nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit.

Gazetarja e ‘News24’ Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një prononcim nga drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit. Sipas informacioneve që disponon Haxhiaj, Policia e Durrësit nuk është vënë në dijeni për ndalimin e Ndacajt në portin e Durrësit.

“Nuk kemi asnjë informacion apo dijeni mbi kryerjen e ndonjë veprimi për shtetasin Eduard Ndocaj. Policia Kufitare nuk na ka dhënë asnjë informacion zyrtar në formën e komunikatës së shtypit apo të na ketë vënë në dijeni në lidhje me arrestimin apo ndonjë veprim ndaj shtetasit Eduard Ndocaj. Policia Kufitare, e cila është Drejtori më vetë nëse ka kryer ndonjë veprim, ia ka kaluar direkt Drejtorisë së Shtetit, dhe Policia e Durrësit nuk është në dijeni të ndonjë veprimi të kryer nga ajo. Policia Kufitare nuk e ka detyrë ligjore që t’ja kalojë informacionin zyrtar zëdhënëses së Policisë së Qarkut të Durrësit për veprime që kryen gjatë 24 orëve. Policia e Durrësit është njohur me rastin nëpërmjet medias.”, thuhet në reagimin e Policisë së Durrësit për ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë, gazetarja u interesua në Portin e Durrësit, por shefja e Policisë Kufitare Linda Nushi nuk e ka të disponueshëm telefonin zyrtar të punës. Pavarësisht se Policia e Durrësit nuk ka dijeni, Policia e Shtetit ka publikuar ne faqen e saj zyrtare nkomunikaten për ndalimin e Ndocajt.

NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT
Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
asp.gov
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: