Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas ndalimit nga autoritetet serbe në kufi të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani.

Kamberi shprehet se me këtë ndalesë tregohet se Lista e Vulin po vazhdon që të aplikohet edhe më tej. Ai shprehet se Serbia gjithnjë e më shumë po largohet nga vlerat perëndimore të demokracisë.

Reagimi i deputetit shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi:

Lista e Vulinit po vazhdon të aplikohet👇

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ndalimit të sërishëm që u bë ndaj Ardita Sinanit, nga zyrtarët serbë në pikën kufitare në Tabanoc.

Në postimin e tij në Facebook, Kamberi ka shkruar se Lista e Vulinit po vazhdon të aplikohet edhe më tutje.

“Serbia gjithnjë e më shumë po largohet nga vlerat perëndimore e aplikimi i demokracisë”.

“Sa keq për një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së”, ka thënë Kamberi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb