GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 88 klandestinë nga Siria e Sudani. Mësohet se operacionet janë zhvilluar nga policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me Forcat Delta.

Fillimisht është kapur grupi i parë me 47 klandestinë në fshatin Glinë ndërsa grupi i dytë prej 41 klandestinëve është ndaluar në afërsi të Mullirit, poshtë pikës së kalimit Kakavijë, në orët e para të mëngjesit.

Klandestinet sipas policisë kishin hyre ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin grek me destinacion Malin e Zi. Ndërkaq po punohet për kthimin vullnetar të tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb