STAMBOLL- Policia turke ndaloi dje në aeroportin e Stambollit tetë maroken që dyshohen si anëtarë të grupit shteti Islamik (ISIS) që sipas autoriteteve kërkonin të shkonin ilegalisht në Gjermani, njoftoi agjencia turke e lajmeve “Anatolie”.

Sipas burimesh pranë shërbimeve të sigurisë të cituara nga “Anatolie”, “tetë të dyshuarit, që erdhën me një fluturim nga Kasablanka (Marok), u paraqitën para policëve si turiste dhe se kishin reservuar dhoma hoteli”.

Pasi u bënë verifikimet, policët konstatuan se dëshmitë e udhëtarëve nuk përputheshin dhe i besuan të dyshuarit tek autoritetet speciale antiterroizëm që zbuluan në një nga pasagjerët një dokument që kishte të detajuar itinerarin që të dërgonte me tren dhe autobus deri në Gjermani duke kaluar nga Greqia, Serbia dhe Hungaria. (m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: