POLICAN

Dymbëdhjetë shoferë të kamionëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ ne fshatin Novaj janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Poliçan pas asnjë paralajmërim dhe pa u dhënë asnjë shpjegim.

Shoferët janë ndaluar që prej orës 12:00 të mesditës së sotme dhe aktualisht ndodhen brenda ambjenteve të Komisariatit të Policisë në Poliçan. Në momentin e ndalimit shoferët kanë qenë duke zbritur me kamionat të ngarkuar dhe të gjithë kanë qënë të pajisur me dikumentacionin përkatës.

Pa asnjë arsye, forcat e shumta të policisë, u kanë kërkuar shoferëve të fikin kamionët dhe pasi i kanë mbajtur disa orë në mal,i kanë shoqëruar në Policinë e Poliçanit.

  • foto galeri

Vetë drejtuesit e kamionëve dhe pranarët e firmave deklarojnë se ndalimi i tyre është në kundërshtim me ligjin pasi çdo biznes disponon dokumentacionin e plotë për të vijuar punën në rrasë e Novajt.

Sipas shoferëve, në ambjentet Policisë së Poliçanit askush nuk ju ka dhënë shpjegim për arsyen e ndalimit, ndërkohë që vazhdojnë të qëndrojnë prej disa orësh brenda ambjenteve të Kimisariatit të Policisë Poliçan, pa u pyetur nga askush.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se në lidhje me arsyen e ndalimit të tyre, Drejtoria e Policisë së qarkut Berat nuk jep asnjë informacion.

Ngërçi mes policisë së Beratit dhe pronarëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ vazhdon prej më shumë se një muaji,kur Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit hodhi poshtë VKM-në e qeverisë dhe u dha “OK” për fillimin e punës firmave të gurit. Që prej asaj dite,çdo ditë që kanë tentuar të fillojnë punën,firmat e nxjerrjes së gurit në rrasën e Novajt,janë përballur me forca të shumta policie,të cilët kanë bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë në karrierat e gurit,duke bllokuar në këtë mënyrë jo vetëm aktivitetin e këtyre subjekteve por edhe makinat e rastit dhe turistët që kanë dashur të vizitojnë Kulmakun dhe Malin e Tomorrit. Aktualisht në të gjitha rrugët që çojnë drejt Malit të Tomorrit,duke fulluar që nga fshati Pronovik janë pozicionuar rreth 140 forca të policisë Berat Skrapar e Poliçan si dhe forca të ndërhyrjes së shpjetë Fier dhe forcat Shqiponja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb