ELBASAN- Blutë e Elbasanit kanëarrestuar një 28-vjeçare nga Tirana pasi akuzohet për falsifikim parash dhe shitje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare, bëjnë me dije se nga ana e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, u bë i mundur ndalimi i shtetases Malvina Zalli, 28 vjeçe, banuese në Tiranë.
Prokuroria e Durrësit ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit të këtij rrethi, ku ka vendosur ndalimin e 28-vjeçares Malvina Zalli, për veprën penale “Falsifikim të monedhave” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb