Një 32-vjeçar në fshatin Xibrakë në Elbasan ka kanosur me fjalë drejtuesin e autobusit të shkollës dhe nxënësit e 9-vjeçares.

I riu e ka bërë këtë veprim, pasi pretendon se nxënësit dhe shoferi kanë bullizuar fëmijët e tij.

“U ndalua G. B., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Xibrakë, ka kanosur me fjalë drejtuesin e një autobusi të transportit publik, shtetasin E. Sh., dhe nxënësit e një shkolle 9-vjeçare, të cilët udhëtonin në këtë autobus, me pretendimin se ata kanë bullizuar fëmijët e tij”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: