Policia në Berat ka ndaluar një 60-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar një 15-vjeçar.
Për këtë shtetas, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.
“Komisariati i Policisë Berat ndaloi shtetasin R. O., 60 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas është proceduar në gjendje të lirë në datën 25.11.2024 dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin e datës 16.12.2024, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ngacmim seksual”, sepse dyshohet se më datë 25.11.2024, ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar”, njofton policia.
(Balkanweb)