PALERMO – Një anije plot me drogë është ndaluar nga Guarda di Finanza e Palermos në portin e kryeqytetit sicilian.

Karabinierët gjetën në anijen me flamujt e Panamasë, në ambientet ku ruheshin rezervat e karburantit, 650 pako të fshehura me 20 ton hashash.

Vlera e parashikuar e drogës arrin deri në 150-200 milionë euro. Përveç pakove me drogë, mbi të cilat ishin shënuar numra, u sekuestruan edhe 400 mijë litra naftë.

Nga ky operacion u arrestuan 11 persona, nën akuzën trafik ndërkombëtar të drogës.  Sipas La Repubblica, të gjithë të prangosurit janë nga Mali i Zi.

Anija e bllokuar ishte markë holandeze Remus, e cila përdorej për shpëtimin e anijeve që kanë nevojë për furnizim me karburant në det. Kontrollet në anije zgjatën disa ditë. E ndërtuar në vitin 1997, Remus është 47 metra e gjatë.

Në operacionin e ditës së fundit që zgjati 14 orë, të fshehura në rezervat e naftës u gjetën të gjitha pakot me drogë. Anija mbërriti nga Las Palmas i Spanjës dhe më pas u drejtua për në Palermo, por destinacionin përfundimtar e kishte në Tezla të Turisë.

Për të bllokuar anijen, ndërhynë patrulla dhe helikopterë.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: