Një kamion me armë dhe municion është kapur nga policia greke, ndërsa në pranga është vënë shoferi.

Kamioni, sipas ‘Rethemnos news’, dyshohet se është ndalur nga forcat e ligjit për kontroll rutinë, ndërsa brenda tij u gjetën një numër i madh armësh, plumba dhe municione të tjera.

Mediat greke raportojnë se kjo për policinë, tingëllon si një alarm. Kamioni u dërgua në Rethymnon, ku po mbahet nga forca të forta policie. Deri më tani nuk jepen detaje nga aksioni në fjalë, ndërsa hetimet vijojnë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb