Daut Haradinaj, deputeti i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se është ndaluar në Vjenë për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia. Ai ka postuar në “Facebook” një foto nga Vjena, për të treguar se ndodhet i lirë. “Live nga Vjena”, shkruan ai në FB.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për vëllain e kryeministrit Haradinaj, u raportua nga mediat kosovare se është ndaluar në Vjenë. Por për ndalimin e tij deri më tani nuk janë deklaruar as nga AAK-ja e as familjarë të tij.

Ambasada e Austrisë ka thënë për Gazetën Express se kanë parë lajmin prej mediave dhe janë duke u marrë me këtë çështje, por nuk kanë asgjë zyrtare deri më tani.

U raportua se Daut Haradinaj u ndalua për shkak të fletarresteve të vjetra të Serbisë. Para dy vitesh ishte ndaluar edhe kryeministri Ramush Haradinaj për disa muaj në Kolmar të Francës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb