TIRANE

Një qytetar është ndaluar nga policia ndërsa po vendoste disa parrulla në gardhin metalik para kryeministrisë.

Në parrulla shkruhet “Ndal gjenocidin dhe shpërnguljen masive të popullsisë”, “Miq perëndimorë, kontribuoni për kombin shqiptar”.

Në shenjë proteste, i ndaluari, emri i të cilit ende nuk dihet mbante veshur një jelek të verdhë, simbol i protestës antiqeveritare.

Patrulla e policisë, është njoftuar nga punonjësit e rendit, që ndodheshin para kryeministrisë, të cilët shoqëruan qytetarin protestues, ndërsa hoqën parullat nga gardhi metali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb