Një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se i ka dhënë ryshfet një roje kufitare në Bozhaj, u ndalua nga policia.

Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Podgoricë ka caktuar masën e ndalimit deri në 72 orë ndaj shtetasit shqiptar Z.S. me dyshimin se ka kryer veprën penale të ryshfetit.

“I dyshuari gjatë kontrollit të dokumenteve i ka dhënë para punonjësit të policisë në pikën kufitare Bozhaj”, njofton ODT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb