Rusia ka përshpejtuar tërheqjen e saj ushtarake nga Siria dhe ka pezulluar një marrëveshje me këtë vend për shkak të shqetësimeve për qeverinë e udhëhequr nga rebelët.

Ushtarët rusë u filmuan duke paketuar një sistem raketor të mbrojtjes ajrore S-400 në bazën e tyre ajrore Khmeimim.

Të enjten, u raportua se Kremlini besonte se ishte afër arritjes së një marrëveshjeje me grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili përmbysi Assadin, për të mbajtur bazën ajrore dhe bazën detare Tartus në Siri, por statusi i marrëveshjes mbetet e paqartë.

Përveç dy bazave kryesore në bregdetin e Mesdheut, Rusia kishte kontrollin edhe të disa bazave më të vogla operative në të gjithë Sirinë, që duket se i ka braktisur.

Rrëzimi i Assadit ka minuar strategjitë e Vladimir Putinit për projektimin e fuqisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, të cilat ishin varur rreth bazave në Siri, që konsideroheshin si pika jetike.

Telemmglpict000405127874 17341053784560 Trans Nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqf 4xpit Dmgvdp2n7fdd82k
Telemmglpict000405127874 17341053784560 Trans Nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqf 4xpit Dmgvdp2n7fdd82k

Imazhet satelitore të transmetuara nga Maxar treguan dy avionë mallrash Antonov An-124 në pistën e bazës Khmeimim. An-124 është avioni më i madh i ngarkesave të rënda në botë.

Gjithashtu mund të shiheshin edhe disa avionë të tjerë transporti më të vegjël. Blogjet ushtarake pro-Kremlinit postuan imazhe të autokolonave të kamionëve ushtarakë që shkonin drejt Khmeimim dhe Tartus.

Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës, GUR, tha se “kontingjenti ushtarak rus nga rajonet më të largëta të Sirisë po tërhiqen në bazat detare dhe ajrore në Tartus dhe Khmeimim”.

“Ka katër deri në pesë aeroplanë transporti ushtarakë që fluturojnë midis aeroporteve Khmeimim dhe atyre ruse çdo ditë”, tha GUR.

Analisti Oliver Alexander tha se pamjet me dron të zonës së ndërtuar rreth bazës Khmeimim tregojnë se sa e vështirë do të ishte për Rusinë ta mbante atë funksionale, edhe nëse arrihet një marrëveshje me rebelët.

1734013332753
1734013332753

Alexander tha se “S-400 rus definitivisht po largohet. Ata kanë paketuar radarin e tyre 91N6E dhe ai ishte i parkuar në platformë gati për t’u ngarkuar në një An-124″.

Dara Massicot, një bashkëpunëtor i lartë në institutin Carnegie Endowment for International Peace, tha se ishte e qartë se ushtria ruse po tërhiqte të paktën një pjesë të forcave të saj nga Siria.

Charles Lister, i Institutit të Lindjes së Mesme, tha se tërheqja nga Siria do të ishte një “humbje masive” për Moskën dhe do të kishte pasoja për operacionet e Rusisë në Afrikë.

Një burim rus i afërt me qeverinë tha se furnizimet në Siri ishin pezulluar sepse eksportuesit janë të shqetësuar nga pasiguria se kush do të menaxhojë importet e grurit nga pala siriane pas ndryshimit të pushtetit në Damask.

Burimi, i cili foli në kushte anonimati për shkak të ndjeshmërisë së situatës, i tha Reuters se “mendoj se askush nuk do të guxonte të furnizonte me grurë Sirinë në rrethanat aktuale”.

Ukraina, e cila siguron grurë për një numër vendesh të tjera të Lindjes së Mesme, u vetëofrua për t’i siguruar Sirisë grurë aty ku ishte e nevojshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb