Në një ndërhyrje përpara Parlamentit Evropian, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel nisi një sulm të ashpër kundër homologut të tij hungarez, Viktor Orbán, dhe legjislacionit anti-LGBT që ka prezantuar qeveria e tij.
“Më vjen turp të shoh se disa nga kolegët e mi duan të fitojnë vota në kurriz të pakicave,” tha të mërkurën në mëngjes Bettel, i cili është një nga dy udhëheqësit e hapur homoseksualë të një vendi të Bashkimit Evropian.
Ligji hungarez, i miratuar në qershor 2021 dhe i quajtur zyrtarisht Akti për Mbrojtjen e Fëmijëve, përmban një dispozitë që ndalon ose kufizon rëndë përshkrimet e homoseksualitetit dhe ndryshimin e gjinisë në përmbajtjen mediatike dhe materialin edukativ drejtuar audiencës nën 18 vjeç.
Kjo shkaktoi një reagim të madh politik dhe një padi përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila u ngrit nga Komisioni Evropian dhe mbështetet nga 15 shtete anëtare , përfshirë Luksemburgun.