Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” zhvilloi një emision plot emocion. Nuk ka qenë aspak e lehtë të ndaheshim me bashkatdhetarët tanë.

U dukën se minutat e emisionit fluturuan pa kuptuar. Shqiptarët kanë kërkuar  të fiksojnë në kujtime me Olën, Elvisin dhe Sidritin pas emisionit. Pleq, burra, gra, fëmijë ishin të gjithë në radhë për të takuar Elvisin por jo vetëm

Edhe pse janë larg Shqipërisë, ai që na bashkoi është flamuri kuq e zi, është gjuha e bukur shqipe. Stafi i shqiptarëve e ndjek këtë gjatë gjithë qëndrimit në Hamburg.

Me përqafime dhe shumë mirënjohje u ndamë me bashkëatdhetaret të cilët na mbështetën gjatë gjithë kohës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb