Klubi i futbollit Maliqi ka ndarë një reagim pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të futbollistit të ri, Leo Sadiku, në moshën 12-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore, duke tronditur komunitetin sportiv dhe më gjerë.

Në një deklaratë prekëse, klubi shprehu ngushëllimet për familjen Sadiku, duke u lutur që Zoti t’u japë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

“Prehu në paqe, Leo Sadiku. Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike. Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Sadiku për këtë humbje të rëndë!” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga klubi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb