TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Bujar Lako, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Basha shprehet se Lako ishte një artist i papërsëritshëm që i dha jetë si askush tjetër personazheve të ngulitura në memorien e publikut.

Postimi i plotë:
Me hidhërim të madh, mora vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Bujar Lakos. Zemra e tij pushoi sot në mëngjes herët, duke e larguar fizikisht nga kjo botë ikonën e skenës dhe kinematografisë shqiptare. Artist i papërsëritshëm që i dha jetë si askush tjetër personazheve të ngulura në memorien e publikut, Bujari ishte një njeri i madh po ashtu, që kurrë nuk hoqi dorë nga përunjësia dhe sjellja njerëzore, megjithë arritjet e mëdha dhe lavdinë e merituar në art. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për Mirën dhe Bojkenin, për miqtë e dashamirësit, për admiruesit dhe ndjekësit e panumërt të artit, kinemasë, dhe roleve të të madhit Bujar Lako. U prehtë ne paqe!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: