Kreu i PAA-së Agron Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se vdekja e Arben Tafajt ka tronditur të gjithë.
Duka shprehet se Tafaj ishte një njeri i mrekullueshëm, duke shtuar se lajmi ka tronditur të gjithë. “Për ne, kolegët e Partisë Agrare Ambientaliste, ku Beni ka shërbyer me përkushtim si nënkryetar, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme.
Por mbi të gjitha, kjo është një ditë e rëndë dhe e dhimbshme për familjen Tafaj”, shprehet Duka.
Postimi i kreut të PAA, Agron Duka:
Lamtumirë, Arben Tafaj!
Miku, kolegu dhe njeriu i mrekullueshëm Arben Tafaj na la papritur, duke na tronditur thellë të gjithëve.
Për ne, kolegët e Partisë Agrare Ambientaliste, ku Beni ka shërbyer me përkushtim si nënkryetar, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme.
Por mbi të gjitha, kjo është një ditë e rëndë dhe e dhimbshme për familjen Tafaj.
Në këtë moment të vështirë, ne i bashkohemi dhimbjes së tyre dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Lamtumirë, mik i shtrenjtë!
(Balkanweb)