Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një mesazh ngushëllimi për familjen Bush, pas ndarjes nga jeta të ish-Presidentit amerikan George.

Kreu i Shtetit shkruan në Twitter se Bush ka qenë një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve.

” Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i #lirisë,” vijon më tej Meta.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të #Presidentit të 41 të #SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i #lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i #shqiptarëve. #RIP,” shkruan ai.

Ish-Presidenti i SHBA Xhorxh H.W. Bush ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare në Houston, sipas zëdhënësit të tij Jim McGrath shkruan BBC . George Bush Sr, siç ishte i njohur  ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e  Ronald Reagan.

Në prill, ai u shtrua  në një njësi spitalore të kujdesit intensiv për shkak të një infeksioni, një javë pas vdekjes së gruas së tij Barbara.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: