Djali i kreut të PD Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar me një mesazh, për ndarjen nga jeta gjatë ditës së sotme të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani.
“Buzëqeshja dhe pozitiviteti yt do ngelen përgjithmonë në zemrën dhe kujtimet e mia!” Qofsh i Parajsës Gert!”, shkruan Shkëlzen Berisha në mesazhin e tij.
“Sa e dhimbshme dhe e trishtë ikja jote e befasishme dhe e parakohshme! Buzeqeshja dhe pozitiviteti yt do ngelen pergjithmonë në zemrën dhe kujtimet e mia! Qofsh i Parajsës Gert!
Ngushëllime familjes për aq vlerë sa mund të kenë për një humbje të tillë!”, shkruan Shkëlzen Berisha.
(Balkanweb)