TIRANE – I pranishëm në homazhet e zhvilluara për Luan Hajdaragën, për Presidentin Ilir Meta, ndarja nga jeta e ish-themeluesit të PS, duket si një moment irreal.


Nga ambienti i jashtëm i Kuvendit, kreu i shtetit u shpreh se Hajdaraga kishte një sens humori të atillë që do ta bëjë të ndihet gjallë akoma.

“Duket si moment që nuk i takon botës reale për aryse se kujtimet me të janë kaq të shumta dhe të jashtëzakonshme.


Ishte mendje hapur dhe me një sens humori sa që për mua do të jetë njeri i gjallë, i këndshëm e miqësor me të gjithë,” tha Meta.


Luan Hajdaraga u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 69-vjeçare. Ai ka qene ne detyren e Ministrit te Mbrojtjes ne vitet 1998-2000 gjate qeverisjes socialiste. Ai njihet si themelues i PS në ’91 dhe ka qene profesor i sociologjise.

BalkanWeb

Etiketa: