Ndarja nga jeta e ish-arbitrit të njohur, Mentor Sopjani, trishtoi mbarë opinionin sportiv. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka shprehur ngushëllime familjes, teksa vlerëson kontributin e Sopjanit.
Postimi:
Një lajm i trishtë ai i ndarjes nga jeta të Mentor Sopjanit, ish-arbitrit që dha një kontribut të vyer me vite me radhë në fushën e futbollit dhe më pas edhe jashtë saj, si vëzhgues.
Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, së afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të arbitrave që humbën një mik, një koleg, një njeri të dashur.
Prehu në paqe Mentor!