Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Në një postim në rrjetet sociale, Mediu i shpreh ngushëllime familjes, ndërsa uron që i ndjeri të prehet në paqe pranë Zotit të cilit thotë që i besonte aq shumë.
Postimi:
Eshte shokuese, miku im prej vitesh Gerti Bogdani, deputet i Partise Demokratike, ish kryetar i FRPD nje njeri me cilesi te vecanta njerezore nderroj jetë.
Të gjithë jemi pa fjalë, kjo është dhimbje e madhe.
Zoti i dhëntë forcë Edlirës dhe fëmijëve, prindërve dhe vëllait të Gertit në këtë moment shumë të vështirë.
Prehu në paqe miku im pranë Zotit që ti besoje aq shumë.