Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se i ndjeri krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes.
“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.
Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.
I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!”, shkruan kreu i PL.