ELBASAN- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ishte sot pjesë e homazheve në nder të kujtimit të ish-deputetit të PS-së Durim Hushi. Ky i fundit ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Ruçi u shpreh se ndarja nga jeta e tij është një lajm i trishtuar për të gjithë ata që e kanë njohur dhe në shenjë respekti vendosi dhe një kurorë me lule.

“Jam sot këtu në qytetin e Elbasanit, për të nderuar dhe dhënë lamtumirën e fundit Durim Hushit, deputetit të Legjislaturës së 16-të dhe 17-të të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Prefektit të Elbasanit, inxhinierit të talentuar, qytetarit të respektuar dhe prindit shembullor të dy fëmijëve, duke i përcjell ngushëllimet e mia, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë”, -tha Ruçi.

Në homazhet e zhvilluara në teatrin “Skampa”, në Elbasan, morën pjesë gjithashtu, miq, dashamirës, deputetë dhe të afërm të ish-deputetit për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për te vlerësuar figurën e tij.

Durim Hushi, ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare, në Gjermani ku po kurohej prej kohësh nga një sëmundje të rëndë.

Thumbnail Ruci2
Thumbnail Ruci2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb