Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-eurodeputetit Eduard Kukan. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ai qe kërkoi nga Kuvendi që të mbahet një minutë heshtje.
“Mbrëmë është larguar nga jeta një mik i vyer i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Që nga viti 2009 ai ka qenë bashkëkryetar i stabilizim asoocimit. Ka qenë reporter për grupin në të madh . Kur kuvendi i Shqipërisë, dhe salla të jetë e mbushur me deputetë, të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të këtij miku të vyer për Shqipërinë. Të keni parasysh dhe rolin e tij në Kosovë.”, tha Balla.
Ndërkohë, Nikolla e ka mirëpritur këtë kërkesë, ndërsa vendosi që minuta e heshtjes të mbahej në orën 13:00. “Pushofsh në paqe i nderuar mik!”, tha Nikolla pas mbajtjes se heshtjes.
Ish-eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan u nda nga në moshën 82-vjeçare. Kujtojmë se Kukan ka qenë një mbështetës në Parlamentin Evropian i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.